Kryeministri Edi Rama, teksa ndodhej në zhvilloi një takim me studentët e Kolegjit Europian të Bruzhit në Belgjikë, u shpreh se Europa duhet të jetë e bashkuar me domosdoshëmri. Sipas tij Shqipëria është gati të ndihmojë BE-në të ringrihet më e fortë. “Europa do të jetë e ardhmja jonë ose nuk do të jetë më. Kjo është e vërtetë. Që Europa të mbetet Europë, bashkimi duhet të jetë domosdoshmëri. Sot armiku im më i madh është fragmentarizimi në një botë të luhatshme. Qëllimi është solidariteti dhe bindja e patundur se paqja është ajo për të cilën duhet të punojmë. Le të punojmë në një Europë të fortë. Lajmi i mirë është që Shqipëria është gati, Europa duhet t’i përgjigjet thirrjes dhe të gjithë sëbashku duhet ta ndihmojë të ngrihet”.