Nxënësit shqiptarë do të mësojnë me një abetare të përbashkët. Këtë vit shkollor, fëmijët e klasave të para në Shqipëri dhe në Kosovë e kanë në duar abetaren e re, teksa pritet që ky libër shkollor të shpërndahet edhe në diasporë. Për të mësuar më shumë mbi ndryshimet në përmbajtjen e abetares së shqiptarëve, ndiqni sonte Exclusive, nga gazetarja Kristi Gongo.