Mosbindja e opozitës në parlament pritet të ketë vazhdimësi edhe gjatë vitit të ri. Mesi i muajit janar rikthen punimet parlamentare dhe grupi i demokratëve shfaqet i vendosur se do t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë mazhorancës në rast se nuk plotësohen të drejtat e deputetëve.