Sot është radha e Vlorës për të marrë detyrën të zgjedhurit e rinj të pushtetit vendor. Në qytetin bregdetar është konstituuar këshilli bashkiak, si dhe bën betimin kryetari i ri Ermal Dredha. Gazetari i Top Channel në Vlorë, Mikel Marsi raporton se “prej orës 11:00 është duke u zhvilluar edhe mbledhja e parë e konstituimit të këshillit bashkiak për Bashkinë e Vlorës, por edhe marrja e detyrës për kreun e ri të kësaj bashkie, Ermal Dredha.