Rreth 40 familje nga fshati Gurasi Pogradecit janë ngritur në protestë, pasi sipërfaqet e tyre bujqësore janë dhënë me qira nga Bashkia tek një investitor me qëllim zhvillimin e agroturizmit. Banorët shprehen të indinjuar, duke pretenduar se këto toka kanë qenë prej vitesh në përdorimin e tyre pasi ata i kanë përfituar me ligjin 7501 dhe se dhënia me qira është bërë pa dijeninë e tyre.