E nënshkruar në Bruksel në vitin 2013 e pastaj e detajizuar në 2015-n, Marrëveshja për Themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, vazhdon ta përndjekë Kosovën sot e kësaj dite. Shtatë vjet pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës hodhi poshtë disa nene të kësaj marrëveshjeje të nënshkruar nga kryeministri i asaj kohe Hashim Thaçi, akterët ndërkombëtarë kërkojnë zbatimin e saj.