Gruaja në foto është Gjyljeta Ukella, e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Pejë, Edmond Lajçi, i cili është vënë në pranga. Në një njoftim në Facebook, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, shpreh ngushëllimet, ndërsa e cilësojnë atë si një grua punëtore dhe të urtë. Gjyljeta punonte si asistente në stomatologji, prej 20 vitesh.