Fëllënxa Rrasa dhunohej shpesh nga bashkëshorti i cili dehej. Për këtë shkak pesë vjet më parë kishte marrë dhe urdhër mbrojtjeje. Mbrëmjen e së shtunës çifti që jetonte në Babunjë të Divjakës ishte përfshirë në një debat dhe kishin larguar edhe djalin nga shtëpia. Në dhomën e gjumit bashkëshorti Hekuran Rrasa kreu krimin duke e vrarë me armë gjahu të shoqen e më pas edhe veten.