Në konferencën që është duke mbajtur për media, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh kategorikisht kundër një bashkëqeverisje Rama-Basha, në shtator. “Kategorikisht kundër. Do ishte drama më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve, që opozita, që është shpresë për përmbysjen e narkoshtetit të shndërrohet në levë të tij. Jam i bindur se janë shumë të paktë ose askush nga demokratët, por bashkëpunimi që iu referua zonja Kim nuk më duket se është për bashkëqeverisje”, tha Berisha.