Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe veçanërisht në kuadër të bashkëpunimit ekonomik ishte fokusi i takimit të zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj me ministrin e jashtë polak Zbigniew Rau, që ka nisur turin e tij të vizitave në rajon me Shqipërinë. Turizmi mbetet sektori kyc, por palët shprehën angazhimin për bashkëpunim edhe në sektorë të tjerë prioritarë të ekonomisë në vijim.