Kancelarja gjemane Angela Merkel është duke mbajtur takimin e planifikuar me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Më herët është raportuar se në këtë takim do të diskutohet për çështjet e bashkëpunimit rajonal. Pas këtij takimi janë planifikuar bisedime ‘kokë më kokë’ me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.