Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila u zhvillua sot në Pallatin e Brigadave, u ndal te rishikimi i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, për të cilët tha se po bëhet një punë kolosale falë edhe bashkëpunimit dhe mbështetjes nga ndërkombëtarët, konkretisht nga ekspertë nga qeveria italiane, franceze dhe ajo holandeze. Lamallari shpjegoi se procesi përfshin rishikimin e gjithë kuadrit penal, teksa shtoi se ndryshimet janë të nevojshme për të treguar një mendësi ndryshe në drejtim të politikës penale.