7 vende të Ballkanit bashkohen në Abu Dhabi. Dhoma e Tregtisë e Abu Dhabit dhe Këshilli i Biznesit shqiptar në Abu Dhabi mirëpritën përfaqësues të lartë institucionalë dhe sipërmarrës nga vendet e Ballkanit në aktivitetin “Abu Dhabi & Balkan Matching – Networking Event”. Ky takim synoi nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe rajonit, duke krijuar ura të reja partneriteti dhe mundësi konkrete për investime dhe zhvillim të përbashkët.