Krahas gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, edhe disa shtete jo anëtare pranë BE-së do të ftohen të marrin pjesë në samitin e parë të Komunitetit Politik Europian muajin e ardhshëm. Një zyrtar i bllokut pohoi se samiti i forumit të ashtequajtur BE-plus do të zhvillohet në Pragë, kjo për shkak se Çekia mban aktualisht presidencën e radhës të BE-së