Përmes artit dhe mesazheve, artistë të Durrësit janë bërë bashkë për të përkujtuar viktimat e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Një instalacion, sa sensibilizues aq dhe protestues kundër dhunës ndaj gruas, është vendosur në ambientet e jashtme të komisariatit të policisë Durrës, pikërisht në një nga vendet ku kjo dhunë duhet të parandalohet.