Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat pas protestës së zhvilluar sot në selinë e PD nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Para komunikimit me gazetarët, Basha ka zhvilluar një tur bashkë me mediat duke treguar dëmtimet brenda selisë së PD nga protesta. Basha tha se ishte paralajmëruar pushimi i selisë së PD me forcë. Ajo që nisi me pretekstin për një lëvizje demokratizuese, tregoi sot tha Basha, fytyrën e vërtetë.