Arritjen e marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe grupit të Rithemeliit për rikthimin e normalitetit në Kuvend, Lulzim Basha e quajti një pazar. Me tone të ashpëra, Basha duke mos kursyer sulmet në drejtim të deputetëve që mbështesin Sali Berishën, tha se revolucioni I nisur prej tyre dhe I shpallur me shumë bujë u flijua për dy komisione hetimore.