Ftesës së Edi Ramës për bashkëpunim Lulzim Basha iu përgjigj sërish me refuzim. Zotimin se nuk do të ketë një 17 maj të dytë, kryedemokrati e bëri para simpatizantëve të Kombinatit. Basha: Dua t’ju them gjithë qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë edhe Edi Rama e di që shqiptarët ja kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar humbjen. Tani do të qeverisë me Aleancën për Ndryshim por dua t’i them nga Kombinati nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama.