Ajo që për Edi Ramën është ftesë për bashkëpunim, për Lulzim Bashën përkthehet si dëshirë e kundërshtarit politik për bashkëqeverisje. Krahas përcaktimeve të kundërta, përgjigjja e kryedemokratit mbetet refuzuese. Basha: Tani që ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim! Tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim. Përgjigjja ime është jo! Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Nuk mund të ketë qeverisje me Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Nuk mund të ketë bashkëqeverisje me atë që për 8 vite me radhë dështoi dhe tani kërkon dhe 4 vite të tjera, kjo nuk ka për të ndodhur.