Rikthimi i Sali Berishës në selinë e PD shënoi divorcion final mes tij dhe Lulzim Bashës, i cili shpërtheu në akuza ndaj paraardhësit të tij. Akuzat kryedemorati nuk i kurseu as për mbështetësit e Sali Berishës. Për herë të parë Basha komentoi vendimin e DASH për ish liderin historic të demokratëve. Sali Berisha nga oborri i PD foli për njerëz të armatosur që po kërcënojnë njerëzit e tij. Kryedemokrati mohoi akuzat se prokurorë belg e kanë thirrur për të dëshmuar më 17 dhjetor.