Në kulmin e stuhisë brenda Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri një hap pas, duke pranuar humbjen. “Kemi nisur reflektimin e thellë për humbjen e 6 marsit”, tha kryedemokrati. Megjithatë, pyetjes që qarkullon shpesh e më shpesh këto ore, për një largim të mundshëm nga drejtimi i partisë, Lulzim Basha nuk qe në gjendje t’i jepte një përgjigje. Të gjitha opsionet mbeten të hapura.