Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të shtunën zbuloi arsyen se pse ka refuzuar të takojë demokratët në të gjithë Shqipërinë, pas vendimit që mori për të përjashtuar nga partia ish-kreun e saj, Sali Berisha. Në një takim me degën tetë në Tiranë, Basha akuzoi ish-kryeministrin dhe mbështetësit e tij që për interesa personale, madje edhe kur vetë PD ishte në pushtet, ata përsëri ishin të gatshëm t’u nxirrnin sytë demokratëve.