Këtë të diel, ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Shkodër, ku është pritur nga kreu i degës Xhevdet Amuli dhe ish-kandidati për kryetar Bashkie, Xhemal Bushati. Për herë të parë që pas zgjedhjeve të 6 Marsit, Lulzim Basha foli për situatën dhe të ardhmen në Partine Demokratike, përplasjet me Berishën, kandidimin ose jo për postin e kryetarit te PD, blindimin e selisë, bashkimin e deputetëve me Shtëpinë e Lirisë dhe çështjen e presidentit.