Lulzim Basha po lëviz të gjitha gurët për të rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike edhe de fakto. Terrenin për rikthimin po e shtrojnë një grusht anëtarësh të kryesisë të udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj, të cilët miratuan të vetëm rregullat për zgjedhjet e kryetarit në 29 korrik pa marr mendimin e zërave kritik të cilët janë kundër skenarit të zgjedhjeve të menjëhershme për kryetar.