Gara për drejtimin e Partisë Demokratike ka hyrë në javën e fundit. Në turin e tij Lulzim Basha po përpiqet te binde demokratët se me 25 prill nuk ka ndodhur nje proces i rregullt zgjedhor por një masakër elektorale pjesë të të cilës bëri për herë të parë edhe Kolegjin Zgjedhor, i cili po rrëzon gjithë kauzat e tij. Lulzim Basha: Ne procesin ligjor në KQZ dhe në Kolegj, zhvillohet një masakër zgjedhore. Termi masakër zgjedhore, nuk do të thotë thjesht vjedhje votash, as blerje votash, por është një katalog i plotë i shkeljes së çdo ligji, çdo nen të kushtetutës, të kodit zgjedhor, të kodit penal. Rivalët Edith Harxhi dhe Agron Shehaj i kërkojnë kryedemokratit të pranojë humbjen dhe të mos gjeje arsye diku tjetër për dështimi ne tij.