Top Channel/ Basha i kthen ironinë Ramës: Ku merr vesh ti, as flokë nuk ke, as gjumi nuk të zë…
17/03/2025 21:34

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, iu përgjigj përmes një videoje ironisë që i bëri kryeministri Edi Rama më herët nga Fieri. “Fle aq shumë sa nuk i lëviz fija e flokut”, tha Rama për Bashën, ndërsa ky i fundit ia kthen po me ironi: “Ku mer vesh ti mo Ram, ti as flokë nuk ke, as gjumi nuk të zë nga meraku i shokëve tek 313-ta”. “Rame ke fol përçart. Si i kishe thënë shqiptarëve, kur fle shumë s’lëviz as fija e flokut. Ku mer vesh ti mo Ram, ti as flokë nuk ke, as gjumi nuk të zë nga meraku i shokëve tek 313-ta. Mos fol për gjëra që s’mer vesh. Ku mer vesh si hiqen vizat?! Se kam fjalën për ato vizat në tavolinë. E kam fjalën për vizat e Bashkimit Europian. E mban mend çfarë u the shqiptarëve para 15 vitesh, pse ‘Lul Basha do ua heqi ju vizat me Bashkimin Europian’. Ja pra që i hoqëm. Ashtu siç i hoqëm me Bashkimin Europian, ashtu do ua heqim edhe vizat me Amerikën shqiptarëve, Ram. E di ti e ke marrë vesh. Po një pyetje s’mu përgjigje, çfarë të ka futur frikën që ike nga lista e hapur mo Ram”, tha Basha.

Top News – Jo vetëm me Spiropalin. Rama kritika Gjiknurit, Hoxhës e deputetëve të Shkodrës
29/03 20:15
Top News – ‘Mashtroi me monologun e së dielës’. Berisha akuzon Ramën: Taksat e tij rritën naftën
29/03 19:54
Top News – ‘Përçarje’ brenda socialistëve? Peleshi: Nuk e di ca do të thotë, por ka diskutime
29/03 19:50
Top News – Reforma territoriale dhe variantet e PS/ PD: Tymnajë me fjalë, propozimet janë pa thelb
29/03 18:16
Top Channel/ Plani i PS për pronat: Brenda 2027, regjistrim titujve të pronësisë
28/03 23:16
Top News – Spiropali përplaset me ministren Ismaili. Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS
28/03 21:30
Top News – Zgjedhjet në struktura dhe shtimi i anëtarësimeve, Klosi rreshton detyrat për socialistët
28/03 20:17
Top News – Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama në njësinë nr.2, porositë për socialistët
28/03 20:16
Top Channel/ Presidenti Begaj: Mjekësia, profesioni i sakrificës dhe humanizmit
28/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet urdhri i Ramës për ministrat: Zbrisni ne terren
28/03 19:42
Top Channel/ PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë 2
28/03 19:14
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Do ristrukturojmë Tiranën, rritja e pensioneve do dyfishohet…
28/03 18:34
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48