Kryetari PD Lulzim Basha i kërkoi grupit parlamentar të bëhen zëri i problemeve të qytetarëve, e në veçanti atyre me karakter ekonomik. “Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e tyre. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve” është shprehur kryetari i PD.