Lulzim Basha nuk e ka ende një përgjigje nëse është gati te futet ne zgjedhje te pjeshme lokale pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që legjitimoi vendoret e 2019. “E para e punës të presim vendimet dhe zbardhjen e tyre. Pa diskutim që atentati anti-demokratik i “30 qershorit” është pjesë e skemës së shkatërrimit të demokracisë nga rrëgjimi në fuqi dhe objektivi kryesor i Partisë Demokratike është të rikthejë Shqipërinë në një vend demokratik nga një regjim autokratik në të cilin është kthyer nën sundimin e Edi Ramës”.