Pas vendimit për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën, Lulzim Basha ka zgjedhur të shmangë replikat publike me ish-kryetarin e partisë. Pak orë para seancës parlamentare kryetari demokrat mblodhi në seli disa anëtarë të kryesisë së grupit të cilët i ka në krah për të diskutuar mbi qëndrimin mediatik që duhet të mbajnë mbi marrëdhënien e krisur tashmë me Sali Berishën.