Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të premten për dy orë e tridhjetë minuta është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me protestën e 8 janarit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në fjalën e tij para gazetarëve, Basha tha se autorët e dhunës së protestës duhet të vihen para drejtësisë, duke nënvizuar më tej se Sali Berisha për egoizmin dhe interesat e tij personale po shkatërron PD-në.