Para mijëra mbështetësve të tij demokrat, Lulzim Basha ka folur për shpalljen ‘non grata’ të ish kryeministri Berisha. Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se e mori vendimin për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar për të mos e bërë dramën e tij, dramë të demokratëve.