Seanca e Kuvendit këtë të enjte u zhvillua në këmbë sepse deputetet e “Rithemelimit” realizuan atë që Sali Berisha e quajti ‘grevë e përkohshme’. Mbështetësit e tij krijuan një barrikadë me karriget e deputetëve socialistë duke bllokuar foltoren e Kuvendit. Në këtë aksion opozitar ndodhën edhe përplasje fizike.