Fshatrat malorë të cilët janë të privuar nga fushat e mëdha bujqësore, historikisht e kanë mbështetur ekonominë e tyre familjare në blegtori. Por braktisja e fshatrave, sidomos nga të rinjtë, ka sjellë edhe zhdukjen e bagëtive. Në Rrajcë Sutaj të Prrenjasit, ka mbetur vetëm një tufë bagëti. Që 16 vjeç Musa Halili kujdeset për to, ndërsa tashmë numëron rreth 300 kokë bagëti.