Punonëjs të industrisë së bareve e restoranteve protestonin sot para kryeminsitrisë në Prishtinë kundër kundër kufizimeve të ashpra të Covid-19. Petrit Kllokoqi, kreu i shoqatës së gastronomisë tha se qeveria e Albin Kurtit duhet të dëgjojë popullin dhe të gjejë një kompromis. "Ne po shpreshim pakënaqësinë tonë me këtë protestë dhe shpresojmë që pas kësaj qeveria të pranojë takimin me ne, dhe të na dëgjojë”. “Ne besojmë se do të gjemë një rrugë të përbashkët”. "U bënë 20 muaj që gastronomia është sanksionuar rëndë në vendin tonë dhe ne punojmë pa subvencione apo ndihmën e shtetit”. “Ne kërkojmë të drjetën për të punuar dhe jetuar ashtu si të gjithë punonjësit e tjerë”, tha mes të tjerash Kllokoqi.