Tik Toku edhe pse shpeshherë gjykohet si një hapësirë pa filtra dhe e dëmshme për të rinjtë, aty nuk mungojnë edhe shembujt frymëzues. Një prej tyre është Alesia Krasniqi, ose siç të gjithë e njohin si baresha e Deçanit. Ajo është vetëm 14 vjeçe, por në rrjete sociale të familjarëve gjithmonë zgjedh të shfaq me krenari lidhjen e fortë me motivet shqiptare.