Sekretari i Përgjithshëm i PD-së në një deklaratë për mediat nga selia blu ka kundërshtuar shoqërimet në polici që po kryhen në PD. Sipas tij, po shoqërohen pa të drejtë në polici anëtaret e PD-së, kur nuk kanë kryer asnjë krim. Bardhi thotë se pas terrorit të Berishës, demokratët po kalojnë edhe një terror tjetër, atë të Edi Ramës, përmes Policisë së Shtetit.