Opozita akuzon ministrat e kabinetit qeveritar se nuk kthejnë përgjigje, duke mos respektuar të drejtën për informim. Sipas Gazment Bardhit, ministri i Financave, Ervin Mete, prej dy muajsh nuk kthen asnjë përgjigje. Të njëjtën gjë ai e pretendon edhe për ministra të tjerë si dhe për kryeministrin Edi Rama.