Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare ku ndër pikat e rendit të ditës është edhe një projektvendim për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për heqjen e mandatit të deptuetes socialiste, Olta Xhaçka. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që raporti i socialistëve për Xhaçkën të bëhet publik përpara se të bëhet votimi në Kuvend, por sipas kryeparlamentares, Lindita Nikolla, qëndrimi i shumicës është në sistemin e brendshëm të parlamentit dhe mund të aksesohet nga çdo deputet.