Teksa Kryeministri Edi Rama ishte në foltore, Gazmend Bardhi nga vendi fliste duke i ndërprerë fjalimin. Kryeministri Edi Rama i kërkoi disa herë të ulej, duke i thënë të mos e ngatërronte me Edi Palokën. Po ashtu Rama i përmendi Bashës edhe çështjen e Toyota Yaris duke e pyetur se përse ai nuk shkon të dëshmojë.