Organizatat nga më të mëdha në botë lobojnë prej vitesh tashmë për të përforcuar rolin gruas në shumë fusha dhe një prej tyre është edhe agjencia “UN Womens”, agjencia e Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. Nëpërmjet porgramit të tyre Women’s Empowerment Principles, kjo organizatë ffton shoqata të ndryshme dghe biznese të bëhen pjesë e saj nëpërmjet nënshkrimit të 7 pirncipeve kryesore. Klubi I parë sportiv shqiptarë që e bën një gjë të tillë është skuadra e Tiranës e cila nëpërmjet drejtoreshës Goldi Halili tregon më tepër rreth vështirësive të saj në fillimet që ka patur në ambientin e futbollit shqiptarë dhe deri npë këtë ditë që kanë mbërritur sot.