Një banor i Tales së Lezhës ka treguar se zona ku ai banon tashmë është nën pushtetin e ujit, pasi hapja e digave ka sjellë prurje të shumta. Ai u shpreh se kanë 32 vite që është e njëjta situatë me përmbytjet, të cilat janë shkaktuar dëme tek ata. Tashmë të mbjellat e tij janë shkatërruar nga përmbytjet, ndërsa më parë ka humbur edhe kalin për shkak të situatave.