Djegia e tokës torfike në bashkinë e Maliqit e nisur prej muajit korrik vazhdon të shkaktojë një situatë alarmante të ndotjes mjedisore çka i ka detyruar banorët e fshatit Sheqeras të protestojnë për shkak se situata e shkaktuar po e bën fshatin të pajetueshëm. Gjatë gjithë ditës tymi dhe era e blozës që çlirohet nga djegia e torfës mbulojnë fshatin ndërsa banorët tregojnë se janë të shqetësuar për pasojat shëndetësore që mund t’ju vijnë nga kjo gjendje.