Në Iliras një nga fshatrat kryesorë të njësisë Qestorat në Memaliaj banorët pijnë ujë pusi. Pothuajse çdo familje e ka kryer një investim në çeljen e një pusi si e vetmja mundësi për të përballuar nevojat e përditshme. Furnizimi me ujë të pijshëm për ta nuk është akiv prej 30 vjetësh. Depoja shpërndarëse ka degraduar dhe sistemi i tubacioneve është dëmtuar dhe vjedhur.