Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë vijojnë protestat kundër shfrytëzimit të ujit të burimit të Sinecit për ndërtimin e një ujësjellësi. Ata janë konfliktuar fizikisht me policinë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë pasi kanë tentuar të kalojnë kordonin dhe të ndalojnë punimet që po kryente firma zbatuese për hapjen e kanalit. Teksa ishin mbledhur të gjithë për të protestuar, një banore nisi të bërtiste: “Ja ku jam, më vrisni se jam e vrarë se dua të ushqej fëmijët.”