Për herë të dytë në Parkun e Divjakës është tentuar të vendoset trau për vjeljen e taksës për ata që duan të hyjnë. Punonjës të kompanisë që ka të drejtën e vendosjes së traut nisën punimet pasditen e së hënës. Por ashtu si dhe herën e parë këto punime u ndaluan nga Bashkia Divjakë për mungesë dokumentacioni. Sipas informacioneve të mara trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Këtë të martë ata protestuan.