Dhjetëra banorë në Mbrostar Ura të Fierit protestuan mesditen e së shtunës për mungesën e ujit të pijshmëm. Banorët e një lagjeje në periferi të qytetit prej më shumë se katër muajsh nuk kanë ujë në shtëpite e tyre. Ditët e nxehta me temperatura të larta, e kanë vështirësuar më tëper situatën. Ata janë të detyruar të mbushin ujë në fshatin Petovë qe ndodhet 4 km larg, ku shpeshherë duhet të qëndrojnë për disa orë në radhë