Banorët e Krastës bllokuan mëngjesin e sotëm aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka ndaluar atyre daljen në këtë rrugë, për shkak të rrezikshmërisë. Sipas banorëve, askush nuk i ka lajmëruar për këtë bllokim. Ata pranojnë rrezikun që paraqet rruga dhe kalimi në të, por sipas tyre nuk është kjo zgjidhja.