Për të tretën ditë me radhë banorët e Divjakës janë mbledhur në hyrje të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta për të protestuar kundër taksës që do vendoset në hyrje. Këtë të mërkurë trau u vendos pas disa përpjekjesh dhe kabina e që mbledh pagesat është gati. Banorët shprehën se janë të indinjuar për shkak se sipas tyre kjo lëvizje është e jashtëligjshme.