Top Channel/ Banorët e Bukmirës protestojnë para bashkisë Mirditë për aksin e rrezikshëm
29/09/2022 11:22
Banorët e njësisë administrative Bukmirë janë mbledhur sot para bashkisë Mirditë për të protestuar për aksin rrugor Bukmirë-Rrëshen pas dëmtimeve të shumta që ky aks rrugor ka pësuar gjate kohëve të fundit, sidomos kur ka reshje të dendura shiu.