Banka e Shqipërisë ka vendosur të ndërhyjë në kursin valutor nëpërmjet një prej mekanizmave të saj që është blerja e monedhës euro me qëllim rritjen e rezervës valutore. Kështu, kufiri për blerjen e monedhës evropiane në tregun vendas ka arritur në 300 milionë euro. Banka po përpiqet të stabilizojë disi tregjet valutore, të cilat kanë pasur luhatje shumë të forta.